Deputeti i LDK’së i del në krah Driton Selmanajt

Deputeti i LDK’së i del në krah Driton Selmanajt

15:58, 21/11/2020

Deputeti i LDK’së, Hatim Baxhaku i ka dalë në krah zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj lidhur me deklaratën e tij.

Baxhaku ka shkruar se padashur të luaj rolin e avokatit të Selmanajt por se deklarata e tij është manipuluar.

“Insajderi spekulon dhe keqeinformon rende publikun lidhur me deklaraten e Driton Selmanajt ne T7. Nuk dua ta luaj rrolin e avokatit te Dritonit sepse as nuk kam arsye dhe as nuk dua ta beje kete, por vertet eshte i pafalshem nje spekulim dhe manipulim i rende i Insajderit. Insajder shkrua se Driton Selmanaj tha se…”eshte lodhur nga çeshtja e personave te pagjetur”. E verteta eshte se Driton Selmanaj deklaroi:…”mos mos tentoni ti jepni konatacion tjeter me asi qasje. Jemi lodhur me kesi qasje”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se secili që keqpërdorë çështjet e të pagjeturve duhet të mbahet përgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco