Turneun 'biznesor' Kadri Veseli e vazhdon në vreshtat e Rahovecit

Turneun 'biznesor' Kadri Veseli e vazhdon në vreshtat e Rahovecit

19:12, 31/10/2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot vreshtat e Rahovecit.

Veseli, përmes një shkrimi në Instagram, ka thënë se PDK-ja e ka përkrahur e do të vazhdojë ta përkrahë sektorin e vreshtarisë e verëtarisë, i cili siguron të ardhura për shumë familje

 

"Sot isha në Rahovec për të vizituar vreshtat e Eqrem Hoxhës, bodrumin e verave Biopak “Illyrians & Murati” dhe Bodrumin e Vjetër. PDK-ja e ka përkrahur e do të vazhdojë ta përkrahë sektorin e vreshtarisë e verëtarisë, i cili siguron të ardhura për shumë familje. Për më tepër, mbështetja e këtij sektori është dëshmuar i suksesshëm sepse ia ka dalë të eksportojë nëpër tregje perëndimore ku konkurrenca është shumë e fortë. Rritja e rrushit dhe prodhimi i verës është një traditë e vjetër në Kosovë që meriton të mbështetet gjithashtu edhe sepse ka potencial të madh për turizëm rural e kulturor" shkruan Veseli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco