Haradinaj thotë se normalizimi i marrëdhënieve është larg, përderisa Serbia mohon të vërtetën

Haradinaj thotë se normalizimi i marrëdhënieve është larg, përderisa Serbia mohon të vërtetën

16:52, 31/10/2020

Ministrja e Punëve të jashtme Meliza Haradinaj, tha se arratisja e të dënuarit serb për masakrën e Tërnjes në Kosovë, kriminelit Rajko Kozllina, për të cilin mediet raportojnë se është larguar nga Serbia për ta shmangur vuajtjen e dënimit, shpërfaqë mungesën e thellë të seriozitetit të Serbisë për t’u marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë, dhe për t’i dënuar kriminelët gjenocidal të luftës në Kosovë.

Sipas saj e gjithë kjo lidhet me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët institucionalë që vijnë nga radhët e Millosheviqit me ngulm përpiqen t’i mohojnë krimet gjenocidale të kryera në Kosovë, duke kërcënuar paturpshëm edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi!

"Serbia duhet t’i hapë arkivat autentike të ushtrisë, policisë, e paramilitarëve të saj, në mënyrë që drejtësia të veprojë saktë dhe drejtë për agresionin e krimet ndaj popullit shqiptar të Kosovës", tha Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco