Po rritet numri me COVID-19 por qeveria nuk ka plan për mbyllje, po negocion me BB për vaksinë

Po rritet numri me COVID-19 por qeveria nuk ka plan për mbyllje, po negocion me BB për vaksinë

10:23, 30/10/2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat anti-covid që të mos ketë rritje të rasteve, meqenëse siç ka thënë një mbyllje e dytë do të ishte fatale.

Bajrami ka treguar edhe se janë në negociata me Bankën Botërore për të hyrë në një projekt të financimit dhe sigurimit të vaksinës anticovid, që do të mundësonte që Kosova të ishte ndër vendet e para që do të pranonte vaksinën.

“Ne si Ministri e Financave jemi në negociata intenzive me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të financimit dhe sigurimit të vaksinës anticovid, dhe kjo na bën të sigurt që ne do të jemi ndër vendet e para që që sapo të dalë vaksina të arrijë te ne, ku ne do të besojmë edhe furnizimin dhe procedurat e prokurimit te banka botërore. Kjo do të thotë që ata kur furnizohen për vendet e tjera, në mesin e tyre do të jetë edhe Kosova”, ka thënë Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco