Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021, minus 2 milionë që ja mori ai tipi me një klik

Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021, minus 2 milionë që ja mori ai tipi me një klik

09:43, 30/10/2020

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021.

Projektbuxhetin përpara ekzekutivit e ka prezantuar Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro.

Pas miratimit të këtij buxheti, ka reaguar analisti politik, Shemsi Jashari, i cili ka ironizuar duke thënë se në këtë buxhet janë minus mbi 2 milionë euro, pas skandalit të vjedhjes nga Thesari i Shtetit.

“Qeveria miraton buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë 2.4 miliardë euro. Minus – 2 milion që naj mori ai tipi me një klick. Sipas qeverisë rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 5.2 % përqind. Si ka mundësi me gjitha humbjet e shkaktuara nga “Covid 19″ me pas rritje ekonomike 5.2% ? Hiç spo ma mbush mendjen”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, i kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha është gjithëpërfshirës dhe i përgjigjet nevojave që ka vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco