Gezim Kelmendi kritikon liderët kosovarë se heshten ndaj fyerjeve të profetit Muhamed

Gezim Kelmendi kritikon liderët kosovarë se heshten ndaj fyerjeve të profetit Muhamed

21:22, 29/10/2020

Kryetari i Fjalës, Gëzim Kelmendi ka kritikuar liderët e vendit, të cilët sipas tij kanë heshtur ndaj fyerjeve të profetit Muhamet, shkruan Syri.net Kosova.

"Ditë më parë ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi ka fyer besimtarët musliman duke fyer shembulltyrën e tyre, Pejgamberin Muhamed alejhiselatu ue selam.
Kjo fyerje bëhet edhe më e rëndë kur merret parasysh fakti që ambasadori Gashi përfaqëson një shtet me shumicë muslimane siç është Kosova.
Por këto fyerje të besimtarëve musliman nuk zgjuan fare ndërgjegjen e liderëve të politik në vend.
Nuk reagoj fare Thaçi, Hoti, Kurti, Veseli, Haradinaj, Mustafa e Limaj.
Në anën tjetër shumë prej këtyre liderëve në zgjedhjet parlamentare nuk lanë metodë pa e shfrytëzuar për t' i fituar votat e muslimanëve.
Ndërsa tani kur u fyen ndjenjat e besimtarëve musliman, kur u fye shembulltyra e tyre, Pejgamberi Muhamed a.s.s, këta lider nuk e gjetën asnjë fjalë të vetme ta dënojnë këtë vepër të ambasadorit Gashi.
Mos të harrojmë se kjo vepër e ambasadorit Gashi është e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, me nenin 141, paragrafi 3. ", ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Postimi i plotë:

Liderët politik të Kosovës heshtën për fyerjet ndaj Muhamedit a.s.s, por e lus ZOTIN që populli ditën e votimit të mos...

Posted by Gëzim Kelmendi on Thursday, October 29, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco