Islami: Rama po kërkon garanci nga ndëshkimi, po e bllokon integrimin prej 11 vitesh

Islami: Rama po kërkon garanci nga ndëshkimi, po e bllokon integrimin prej 11 vitesh

19:51, 29/10/2020

Ish-deputeti dhe ish-ministri Kastriot Islami, i ftuar nga moderatorja Armela Ferko, komentoi votimin e njëanshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ai tha se kjo nuk është asgjë e re.

“Sharlatanët nuk ndryshuan mendim,” tha ai, duke iu referuar deputetëve, të cilët i quajti ‘lodrat e Edi Ramës’.

Sipas tij, ata nuk ndryshuan mendim edhe pas qëndrimeve të forta nga zyrtarët më të lartë të BE.

“Ka 11 vite fiks që në krye të PS, Rama e pengon integrimin e Shqipërisë në BE. 3 vjet në opozitë e pengoi MSA-në me historinë qesharake të Qarkut të Fierit, kurse tetë vite në pushtet e pengon me keqqeverisjen e tij. Ai e pengon integrimin pasi integrimi është si një darë për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ramën e tmerron rotacioni i pushtetit,” tha Islami.

Sipas tij, Rama kërkon të bëjë pazar me BE-në që të shmangë ndëshkimin e tij.

“Rama pret që ta thërrasin dhe ky t’u thotë se duan ta fusin në burg fituesit e zgjedhjeve të ardhshme. Ai kërkon garanci që të mos e ndëshkojnë. Ai e bën këtë lojë që të kërkojë një pazar, që ata t’i thonë se çfarë halli ke. Rotacioni është një ngjarje e sigurt. Rama nuk ka asnjë mundësi që ta devijojë.

Hera e parë në historinë 30-vjeçare që drejtuesit e Brukselit flasin me një gjuhë kaq të qartë. Shqiptarët duhet ta lexojnë me vëmendje këtë mesazh, sepse ata kanë kërkuar që të reagojnë ndaj kësaj sjellje antievropiane, pasi kjo sjellje mund të ketë kosto për Shqipërinë dhe shqiptarët,” tha Islami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco