Deklarohet VV: Nuk na duhet ndihma e Vjosës, i fitojmë zgjedhjet vetëm

Deklarohet VV: Nuk na duhet ndihma e Vjosës, i fitojmë zgjedhjet vetëm

18:29, 29/10/2020

Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti asnjëherë s’e kanë parë Vjosa Osmanin si një politikane të fuqishme. Në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, në çdo tubim e debat televiziv, secili prej anëtarëve të VV’së deklaronte se Osmani s’do të mund të qeverisë e pavarur për shkak të lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.  

Një perceptim të tillë për Osmanin e shfaqte edhe kundërshtari kryesor në garën e  6 tetorit. Albin Kurti e konsideronte vetëm veten të denjë për të udhëhequr me ekzekutivin, derisa Vjosa Osmanin e shihte vetëm në karrigen e kryeparlamentares. Kurti thoshte se nëse i fiton zgjedhjet, Osmanin do ta bënte kryetare kuvendi.

“Nesër kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Më mandatojnë për kryeministër. Pas fitores, unë e bëj e zonjën Vjosa kryeparlamentare. Nëse s’jemi të parët, nuk shoh ç’kapje të shtetit”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse LDK-ja fiton dhe i ofron LV-së bashkëpunim, “në situatë të tillë hipotetike duhet të kthehem te Këshilli i Përgjithshëm”, kishte deklaruar Kurti më 4 shtator të vitit të kaluar.

Një perceptim i tillë i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Vjosa Osmanit s’ka ndryshuar as sot, kur po paralajmërohet edhe publikisht bashkëpunim politik për zgjedhjet e ardhshme.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Perparim Kryeziu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin. Sipas tij, një bashkim potencial i anëtares së LDK’së në Vetëvendosje vetëm do të bënte fitoren edhe më të thellë.

“Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë në vend, subjekti më i madh në vend, është i vetmi subjekt që ka shënuar rritje të pandërprerë që nga vitit 2010 si dhe është i vetmi subjekt i cili ka shënuar rritje edhe pasi që ka qeverisur me vendin – për dallim nga subjektet tjera të cilat vazhdimisht kanë shënuar rënie.

Një koalicion potencial i tillë vetëm sa do ta thellonte fitoren, sepse fitorja në zgjedhjet e ardhshme tashmë i takon LV-së”,

Kryeziu ka thënë se shihet hapur që ka një bashkëpunim të mirë mes Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje dhe se një bashkëpunim i tillë do të thellohet.

“Tashmë është e qartë së ka një bashkëpunim të mirë në mes neve dhe znj.Osmani, i ndërtuar në parime e qëllime të përbashkëta, dhe i përgjegjshëm ndaj vullneti të qytetarëve. Duke qenë i tillë, besoj që është e pritshme por edhe e domosdoshme që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë e të thellohet”, ka thënë Kryeziu.

Anëtari i VV’së thotë se Osmani është bashkë me Kurtin në atë që ai e quan “bllok i politikanëve të përgjegjshëm” e që sipas tij do të bëjnë shkapjen e shtetit.

“Veprimet kundërvyese dhe jodemokratike të 25 marsit e 3 qershorit të politikanëve të klasës se vjetër politike të cilët u rreshtuan kundër qytetarëve dhe vullnetit të tyre, kanë provokuar krijimin e dy blloqeve politike.

Blloku i klubit të vjetër politik, që për synim ka ta mbajë peng të ardhmen e vendit vetëm e vetëm që vendin ta mbajnë në shërbim të tyre, dhe blloku tjetër i politikanëve të përgjeshmën që synim kanë çkapjen e vendit dhe ndryshimin në shërbim të tij. LV-ja dhe znj. Osmani, qartazi i takon bllokut të dytë”, ka shtuar Kryeziu. /ep/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco