Thaçi thotë se Specialja i bëri telashe: Në të kundërtën do të isha edhe një herë president i vendit

Thaçi thotë se Specialja i bëri telashe: Në të kundërtën do të isha edhe një herë president i vendit

09:44, 27/10/2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi u shpreh i bindur se edhe një mandat pesë vjeçar mund të bëhej President.

Thaçi tha se për ketë edhe i është ngritur propozim akuza nga Gjykata Speciale për ta ndaluar atë në rrugëtimin e tij politikë.

Sipas tij edhe subjektet e tjera politike e duan atë për shef të shtetit.

“Tani vinë javët ku unë do ta fitoja mandatin si President i Kosovës sigurt, po them potencialisht do ta fitoja edhe një mandat sepse oferta është prej shumicës nga subjektet politike dhe tash n’varet ky proces nga zhvillimet e dhomave të specializuara, uroj që të jenë të gjitha rastësi, ka thënë ai në  “Real Story” në News24

Me këtë Thaçi ka lënë të nënkuptohet se nëse nuk do të kishte këtë telash me Gjykatën Speciale edhe mund të bëhej President për një mandat të dytë dhe sipas tij krejt kjo po bëhet me qëllim.

Ndryshe, është pikërisht posti i Presidentit që koalicionin qeverisës po e përçanë.

Ramush Haradinaj ka bërë publik kandidaturën tij për President kjo edhe e ka bërë që LDK-ja, të kundërshtoje këtë duke propozuar që te shkohet në zgjedhje nëse nuk ka konsensus për këtë postë të lartë institucional.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tregoi detaje të pathëna në lidhje me intervistimin e tij nga Gjykata e Hagës, pas aktakuzës për krime lufte.

Thaçi rrëfeu se është pyetur për çdo gjë, por kurrë për akuzat e rënda të trafikimit të organeve dhe ekzistencën e Shtëpisë së verdhë në Shqipëri ku edhe thuhet se ndodhte trafikimi, siç akuzohet në raportin e përgatitura nga hetuesi i të drejtave të njeriut, Dick Marty.

Thaçi shkoi më tej dhe tha se këto akuza të rënda përveçse përlyejnë UÇK-në, rëndojnë edhe mbi vetë shtetin shqiptar. Prandaj, ai tha se Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës.

"Limaj e Haradinaj janë thirrur në Hagë e kanë dalë të pafajshëm, vetë OKB ka bërë hetime. Pasi shpallëm pavarësinë u instalua Eulex që vijoi hetimet, burgosjet dhe gjurmimet e njerëzve të UCK. Për 17 vite ndërkombëtarët kanë hetuar në Kosovë, ndërkohë që kosovarët s’kanë pas mundësi të hetojnë vetë pasi edhe drejtësia ka qenë nën autoritetin e ndërkombëtarëve. Njerëzit që kanë kryer gjenocid janë në Beograd. Drejtësia ndërkombëtare nuk bën përpjekje për t’i hetuar ata. Ne i dimë kush janë viktimat dhe kush agresorët".

“Sa i përket intervistimit tim, dua të them se UÇK ka qenë grumbullim i lirë nuk ka ndërhyrë askush me prirje terroriste, ka pas zero tolerancë, nuk janë lejuar shfaqjet radikale, pasi kurrë askush nuk do të na mbështeste”, tha Thaçi në studion e emisionit “Real Story” në News 24.

“Unë jam intervistuar për 4 pasdite, jam pyetur që momentin kur kam lindur edhe për vitin ‘88, ‘95, për çdo gjë më kanë pyetur. Raporti i Dick Marty-t atë jehonën e ka marrë me pretendimin për trafik organesh. Asnjë pyetje për trafik organesh nuk kam pasur unë. Gjithashtu as edhe një pyetje për shtëpinë e verdhë pasi nuk ka ekzistuar. Sot vetë shteti shqiptar duhet me pyet dikënd: Cfarë ndodhi? Se përmendet Shqipëria. I drejtohem qytetarëve të Shqipërisë dhe njerëzve të politikës, drejtuesve të shtetit atëherë, që flasin nëpër studio: Duhet të flasin hapur, ka pasur trafik organesh ? Ka pas shtëpi të verdhë? Cili ka qenë roli i UÇK-së? Shteti shqiptar ka lejuar trafik organesh? Ka lejuar shtëpinë e verdhë dhe kampe përqendrimi? Pra, akuzohet Shqipëria këtu. Në këtë moment Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës, pasi është akuzë e rëndë. Unë si një nga të dyshuarit them le ta ftojnë Nanon për dëshmi edhe Mejdanin, edhe Majkon, edhe liderin e opozitës Berisha, edhe zotin Meta zv. kryeministër në atë kohë. Ata kanë njohuri për çfarë ndodhte në territorin e vetë”, tha Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco