E zbulon Thaçi: Nuk u pyeta nga Specialja për Shtëpinë e Verdhë dhe raportin e Dick Martyt

E zbulon Thaçi: Nuk u pyeta nga Specialja për Shtëpinë e Verdhë dhe raportin e Dick Martyt

22:09, 26/10/2020

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Shqipëria akuzohej nga raporti i Dick Martyt.

“Unë jam intervistu për 4 pasdite, jam pyetur prej momentit kur kam lindur, jam pyetur për shkollë fillore, për shkollën e mesme, për vitet si student, për vitin 81’”, ka thënë ai.

“Për 4 ditë asnjë pyetje nuk e kam pasur për trafikim organesh, sepse nuk ka pasur, nuk ka pasur asnjë pyetje për Shtëpinë e Verdhë, sepse nuk ka ekzistuar. Mendoj se shteti shqiptar, duhet me pyet dikë se cka ndodhi, ku janë ato kampe, ku është trafiku i organeve, ku është Shtëpia e Verdhë, njerëzit që kanë qenë në krye të institucioneve atëkohë, duhet të flasin hapur, ka pasur trafikim organesh në Shqipëri, ka pasur Shtëpi të Verdhë, po jo, ka pasur kampe, po jo, sepse në fund të fundit Shqipëria ka qenë një hapësirë gjeografike por UCK-në e kanë mbështetë më shumë vendet e NATO-s, sepse kanë pasur kapacitet. Roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm, ka strehuar rreth gjysmë milioni qytetarë”, ka thënë ai.

“Raporti i Dick Martyt, është akuzë ndaj UCK-së, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”, ka thënë ai ne Real Story.

“Shteti shqiptar duhet t’i drejtohet Këshillit të Evropës, ka ekzistuar trafiku i organeve, po se jo, Shtëpia e Verdhë po ose jo. Unë si një nga të dyshuarit, fare leht mund ta ftoj si dëshmitar, Fatos Nanon, Mejdanin, Majkon, Berishën, edhe zoti Metën”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco