Hajdutë e morët pushteti, Nagavci ia numëron skandalet qeverisë 'Hoti'

Hajdutë e morët pushteti, Nagavci ia numëron skandalet qeverisë 'Hoti'

21:47, 26/10/2020

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një postim në rrejtin social “Facebook”, ja ka numëruar skandalet Qeverisë Hoti, raporton Syri Kosova

Sipas saj, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka nënshkruar  një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë.

"Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat  më të rëndësishme të LDK-së, Ministri i Punëve të Brendshme paska nënshkruar një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë. Raportohet se kjo kontratë është subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti, ku në votim ka marrë pjesë edhe vetë ministri Veliu”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, avullohen më shumë se dy milionë euro nga Thesari i Shtetit, Vidhet arka më shumë së 300kg nga AVUK-u, dhe Tenderi i Veliut më shumë se trefishi i çmimit të rregullt.

Postimi i plotë:

Qeveria jolegjitime Hoti në aksion. Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, Ministri i...

Posted by Arbërie Nagavci on Monday, October 26, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco