A e dini pse Rusia nuk e njeh Kosovën?

A e dini pse Rusia nuk e njeh Kosovën?

15:03, 26/10/2020

Viteve të fundit janë bërë shumë deklarata për rolin e Rusisë në Ballkan dhe për ndikimin që e ushtron ajo në këtë rajon. Për shumëkënd, me anëtarësimin e 4 ish-republikave jugosllave në NATO, kjo influencë ka marrë fund, por gazetari kroat i Jutarnji list Vlado Vurusic, studiues i sllavistikës dhe studimeve ruse argumenton se Rusia nuk i ndalë përpjekjet destabilizuese. Në një intervistë për Al -Jazeera Balkans ai shpjegon se cili është synimi gjeostrategjik i Rusisë në Ballkan dhe nëpërmjet kujt synon ajo ta shtyjë agjendën e saj. Po ashtu Vurusic tregon se çfarë roli ka Kosova në këtë mes dhe pse Rusa nuk pajtohet që të marrë fund puna e Kosovës duke e njohur.

Vurusic, gazetar i gazetës zagrebase “Jutarnji list”, i diplomuar në  Zagreb në Studime sllave dhe ruse, është edhe përkthyes nga gjuha ruse.  Ai vazhdimisht ka ndjekur ndikimin e Rusisë në vendet që kanë dalë nga Jugosllavia dhe për të është e qartë se nuk bëhët fjalë për një ndikim të parëndësishëm, i cili zhvillohet në disa nivele me ndihmën e disa adresave dhe pothuajse asnjëherë në mënyrë direkte. Vurusic e fillon me Bosnjën.

 “Rusët nuk e shpjegojnë shumë, por kam vërejtur se në disa raste e potencojnë se Neumi (pika e vetme ku Bosnja ka dalje në det) është hapësira e vetme, porti i vetëm në krejt Mesdheun europian, nga Gjibraltari deri në Turqi, që nuk është në NATO. Kur rusët këtë e thonë kalimthi, kjo sigurisht që nuk është diçka kalimthi. Sa rusët i kushtojnë vëmendje Neumit, kjo është e vështirë të vlerësohet, por sidoqoftë rusët e konstatojnë faktin se Neumi është hapësira e vetme e lirë nga NATO’ja” vlerëson ai.

“Sido qoftë, duke pasur parasysh politikën që e bën Dragan Coviq (anëtari kroat i presidencës), në Bosnjë e Hercegovinë dhe afrimin e tij me Milorad Dodik e konsiderojë të keqe për Bosnjën dhe për kroatët në në Bosnjë edhe për vetë Kroacinë, supozoj që Neumi mund të luaj ndonjë rol për rusët, por përsëri dyshoj se aty mund të bëhet diçka serioze, pasi Neumi është i paqasshëm, deti është i cekët dhe aty po ndërtohet ura e Peljesac” shton Vurusic.

Sipas tij, përpjekjet  e Rusisë për dalje në Adriatik kanë një histori madje që nga koha cariste.

“Dihet që nga Rusia cariste se ata duan dalje në të ashtuquajturin det të ngrohtë, pra në Adriatik. Herën e fundit kur kanë tentuar ta bëjnë këtë, kjo është ndalur me një rezolutë të Informbyrosë në vitin 1948 (rezoluta e Informbyroësë), kur Tito e ka stopuar daljen e sovjetikëve në Adriatik. Po ashu e dimë se edhe Shqipëria Komuniste i kishte përkeqësuar raportet me Bashkimin Sovjetike dhe ua kishte mbyllur daljen në Detin e Adriatik” shton Vurisic.

Gazetari kroat ka treguar rastin e Mali të Zi, kur Rusia kishte kërkuar dy baza ushtarake. Por, sic dihet Mali i Zi, por anëtarësimi i shtetit të vogël ballkanik ia ka mbyllyr dyert Moskës në Adriatik.

“Është interesante që ish -ambasadori i Rusisë në Mal të Zi, Andrey Nesterenko, që tani është Zagreb, para se Mali i Zi të bëhej pjesë e NATO’s kishte kërkuar, kështu së paku thonë malazezët, portet e Barit dhe Kotorit të jenë baza ushtarake  ruse. Më vonë e kanë zbutur këtë, duke thënë se kjo do të ishte vetëm një pikë e furnizimit me derivate dhe ndërrimit të personelit për flotën mesdhetare ruse, sepse ruse ka vetëm një bazë në bregdetin e Sirisë Tartus derisa pjesa tjetër është e zënë nga NATO.

Por, cilat interesat ruse në Ballkan përpos vështirësimit të planeve të fuqive perëndimore?

“Rusia do që të jetë superfuqi, do që të jetë lojtar global që pyetet, lojtar pa të cilin nuk mund të zgjidhet asnjë krizë në botë dhe natyrisht edhe në Europë. Duke pasur parasysh zgjerimin e NATO’s në Europë, e vetmja hapësirë për Rusinë është hapësira e Ballkanit: Bosnja nuk është as në BE e as në NATO, Mali i Zi është në NATO dhe është duke negociuar anëtarësimin në BE, pastaj e keni Serbinë dhe cështjen e Kosovës, pastaj Maqedonia e Veriut…Thjeshtë Rusia do që të fuqi me ndikim në Ballkan. Do që të jetë e pranishme?”

Duke iu referuar edhe ballkanologëve të cilët po ashtu thonë se politika ruse në Ballkan është destruktive Vurusic vlerëson se njeriu kyç në Ballkan që shtyn përpara agjendë ruse është Milorad Dodik.

“Rusët mendojnë kështu: Pse do të ndihmonin që Bosna e Hercegovina të jetë shtet funksional kur dihet se qëllimi i Sarajevës është NATO dhe BE, dhe nuk do të bëhet proruse. E njëjta gjë është edhe me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është edhe arsyeja që rusët në Ballkan shkaktojnë kriza të përhershme. Pikërisht për këtë konsideroj se Milorad Dodik është lojtari kryesor i tyre sepse me destablizimin e Bosnjës ata në masë të konsiderueshme e destabliziojnë tërë rajoninn përfshirë edhe Kroacinë sepse Bosnja ndodhet në “barkun” e Kroacisë dhe është mjaftë e rëndësishme për funksionimin e krejt rajonit tonë. Bosnja jo stabile është kërcënime për stabilitetin e fqinjëve të saj” saktëson ai.

Pse Rusia nuk ka pranuar dhe nuk pranon ta njohë Kosovën edhe pse publikisht potencon që e pranojnë secilën zgjidhje që do ta pranin serbët.

“Mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë për Rusinë është mjaftë e rëndësishme, sepse me zgjidhjen e këtij kontesti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Rusia nuk do të jetë më e nevojshme në këtë proces” vazhdon ai.

“Pikërisht për këtë nuk është e çuditshme që ish -ambasadori i Rusisë në Serbi Aleksandar Chepurin kishte thënë se “a jam unë mbrojtës më i madh i Kosovës se serbët”. Kjo është arsyeja që Rusia insiston që cështja e Kosovës mos të jetë çështje që do ta zgjidhë Bashkimi Europian, por Kombet e Bashkuara respektivisht Këshilli i Sigurimit, ku Rusia ka të drejtë vetoje. Kjo do të ishte një levë me të cilën ata do të mund ta shantazhonin edhe vetë Vuciqin. Ata mbështesin politikën e konflikteve të ngrira, sic është rasti me vendet e BRSS’së së dikurshme ku çështja e krijesave parashtetërore Pridnestrovie në Moldavi ose Abkhazi dhe Oseti Jugore në Gjeorgji, po zvarriten me decenie ndërsa tani kemi shtete fantome në territorin e Ukrainës  që i konvenon Rusisë e cila mund të kontrollojë, manipulojë duke i mbajtur këto vende larg përpjekjeve për integrime euroatlantike” thekson Vurusic.

“Rusët krejt kohën thonë se ata duan të jenë konstruktivë në Ballkan, por ata gjatë gjithë kohës operojnë nëpërmjet Serbisë, Republika Srpska’s dhe Kishës Ortodokse Serbe. Këto janë edhe ekspoziturat ruse në Ballkan” analizon gazetari i të përditshmes kroate.

Ai ka folur edhe për raportin e Vuciq me regjimin e Putin duke thënë se Moska nuk i beson shumë shefit të shtetit serb.

“Rusët në disa raste e kanë bërë me dije se nuk i besojnë plotësisht Vuçiqit. Natyrisht nuk po e mbrojë Vuçiqin sepse e dimë cfarë politike bën ai. Por sa herë që takohet me Lavrovin, Medvedevin ai duhet t’i garantaojë se nuk do t’i bashkohet NATO’s. Edhe pse ështe interesante që Serbia ka më shumë marrëveshje me NATO’n se Mali i Zi që është shtet anëtar u saj. Serbia u ka dhënë status diplomatik përfaqësuesve të NATO’s në Beograd, për dallim prej anëtarëve të bazës ruse ( të cilën rusët e quajnë bazë humanitare), në Nish. Përvec kësaj,   gjatë protestave në Serbi madje edhe mediat pro Vuçiq kanë shkruar për shenjat ruse në këto demonstrata. Pra, në një mënyrë rusët i cuan porosi Vuçiqit se ata përvec tij kanë mjaftë fuqië dhe njerëz apo edhe lojëtarë në Serbi. Me këtë nuk dua të them se Vuçiq është lojëtar europian. Ai para së gjithash do vetën ta prezantojë si lider të të githë serbëve në rajon, me cka qëllimshëm e destablizion krejt rajonin, duke i përdorë serbët jashtë Serbisë për qëlllimet e tij duke i bërë ata faktor rëndues në vendet ku ata jetojnë” thotë ai.

Por, cfarë dëshiron Vuciq të arrijë me idenë e të qenit lider i të gjithë serbëve në Ballkan dhe pse këtë qasje Vurusic e krahason me politën e Slobodoan Milosevvic.

“Absolutisht, ky është një problem i madh, sepse e dimë këtë politikë nga Millosheviqi në fund të viteve 80’të që coi në luftë. Është fakt që tani Serbia e Vuçiqit me këtë “botën e famshme serbe”  që është vetëm nje version  i ‘botës ruse” do që të ndikojë në politikat e vendeve fqinje. Tani kjo është aktive në Mal të Zi ku haptasi flitet për rëndësinë që në Mal të Zi të jenë më së apku 40 përqind serbë, me cka do të shndërroheshin në popull shumicë në këtë vend. Kjo do të ndryshonte krejt konfiguracionin, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe të krejt rajonin. Serbia do të angazhohet për regjistrimin e popullsisë në bsonjë, në Kraoci dhe në Maqedoni.  Përfundimisht mos të harrojmë se është krijuar një festë e re që synohet të paraqitet si festë e të gjithë serbëve në rajon, që përvec që shëneohet në Serbia dhe Republika Srpska, që është brengosëse për Bosnjën, tash kemi paralajmërime që vitin e ardhshëm mund të festohet ne Maqedoninë e Veriut. Ky është një lloj politike imperiale dhe neomillosheviqiane që e brengos rajonin.  Është mirë që serbët e Kroacisë janë bërë të vetëdijshëm se një herë kanë qenë viktima të politikës së ngjashme që është bërë në vitet 90’të kështu që ata po i ndajnë brengat dhe problemet me qytetarët ku jetojnë, e jo të Serbisë, pra nuk po i hapin më cadrat në Zagreb kur bie shi në Beograd” sqaron ai.

Analist kroat ka folur edhe rreth zgjedhjeve në Amerikë dhe mundësinë që qasja amerikane do të ndryshojë diçka në kontekstin ballkanik.

“Me ardhjen e Joe Biden mendoj se i tërë konfiguracioni i politikës së SHBA do të ndryshonte, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, por do të do të kishte ndikim edhe në Ballkan. Ai sigurisht se do t’i përmirësonte raportet me BE’në dhe Gjermaninë në rend të parë të cilën Trump e diskreditoi. Biden është njohës i mirë i politikës në Ballkan, është mjaftë i vjetër, ka biseduar edhe me Titon në vitin 1979 kur në delegacionin e SHBA’së ishte në varrim të Karedelit” thekson gazetari kroat. /Gazeta Express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco