Ndodh edhe kjo, Avdullah Hoti i del kundër Isa Mustafës

Ndodh edhe kjo, Avdullah Hoti i del kundër Isa Mustafës

14:35, 24/10/2020
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar pas kritikave që pati partneri i koalicionit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas vendimit të Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsionit.
 
Haradinaj, tha se ky veprim i Qeverisë,  shkakton pasiguri juridike.
 
Ndërsa, Hoti në reagimin e tij ndaj Haradinajt, tha se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi, duke dal kundër indirekt edhe ndaj vetë kryetarit të partisë nga e cila vjen, Isa Mustafës, i cili reagoi ditë më parë ndaj arrestimit të kryetarit të Istogut, Haki Rugovës i cili dyshohet se është i përfshirë në afera korruptive
 
"Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë" ka shkruar Hoti në Facebook.
Tutje, ai shton se kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve.
 
"Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor.Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore"ka shkruar Hoti.
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco