Speciales i skadon afati 6 mujor/ Thaçi: Ka ardhur koha...

Speciales i skadon afati 6 mujor/ Thaçi: Ka ardhur koha...

13:42, 24/10/2020

Presidenti Hashim Thaçi tha se është koha që Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB-së.

Ai këtë kërkesë e bëri sot në 75 vjetorin e themelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke thënë se roli i Kombeve të Bashkuara në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit mbetet i rëndësishëm.

“Sot, kur njerëzimi përballet me sfida të reja është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar për ruajtjen e një të ardhme të sigurt të vendeve tona. Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”.

Themelimi i OKB-së në Kosovë u shënua me mbjelljen e 100 pemëve në Lipjan  në shenjë falënderimi për kontributin që ka dhënë për vendin.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo hedhur poshtë, ndërkohë që afati prej gjashtë muajsh për ta bërë këtë, përfundon të shtunën, në 24 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco