'Nuk përzihemi në drejtësi'/PDK bie në heshtje rreth Speciales...

'Nuk përzihemi në drejtësi'/PDK bie në heshtje rreth Speciales...

21:46, 23/10/2020

Pak orë para përfundimit të afatit të konfirmimit ose jo,  të aktakuzës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi, nga kjo kjo parti nuk kanë dhënë asnjë informacion.

Në një konferencë për media deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, sa i përket ngritjes së aktakuzës ndaj kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, ai tha se nuk përzihet në drejtësi.

Lushtaku në konferencën për media, i pyetur se a kanë ndonjë informacion rreth ngritjes së aktakuzës ndaj kryetarit të PDK-së, Lushtaku tha se kjo pyetje nuk është për të, por për organet kompetente.

“Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës, nuk përzihemi në drejtësi, kjo pyetje nuk është për mua, por për organet kompetente”, tha Lushtaku.

24 tetori është data e fundit e paraparë ku Gjykata Speciale do të njoftonte nëse ka konfirmuar ose jo propozim-aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco