Cakaj në takimin me homologun e tij francez flet për dialogun e Kosovës me Serbinë

Cakaj në takimin me homologun e tij francez flet për dialogun e Kosovës me Serbinë

14:32, 22/10/2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka takuar ministrin e Francës për Evropën Clement Beaune me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Cakaj përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se ndër tjera me ministrin Beaune kanë diskutuar edhe për agjendën bilaterale, perspektivën evropiane të Shqipërisë si dhe bashkëpunimin brenda OSBE-së.

“Një takim i shkëlqyeshëm me ministrin e Francës për Evropën, Clement Beaune. Diskutuam për agjendat tona bilaterale, perspektivën evropiane të Shqipërisë, bashkëpunimin tonë brenda OSBE-së dhe dialogun Kosovë-Serbi. I inkurajuar nga përkrahja e Francës për Shqipërinë në të gjitha nivelet. Falënderues ndaj ministrit për qëndrimin tejet bashkëpunues”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco