Haradinaj-Stublla komenton bojkotin e LVV: Ndjej keqardhje për sjelljen e tyre

Haradinaj-Stublla komenton bojkotin e LVV: Ndjej keqardhje për sjelljen e tyre

13:15, 22/10/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme (MPJ), Meliza Haradinaj-Stublla reagoi pasi anëtarja e Komisionit për Integrime Evropian, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Arbreshë Kryeziu-Hyseni lëshoi sallën me arsyetimin se ministres nuk i takon të raportoj për çështjen e liberalizmit të vizave.

Haradinaj – Stublla tha se si ministre e re në Komisionin për Politikë të Jashtme, anëtarët e LVV-së kanë treguar sjellje shumë të keqe.

“E kuptoj dhe sjelljen e anëtarëve të LVV-së. S’është hera e parë. Si ministre e re ata kanë dhënë një shembull shumë të keq në Komisionin për Politike të Jashtme. Ndjej keqardhje për sjellje të tilla”, ka thënë Haradinaj-Stublla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco