BE-ja kërkon nga Prishtina e Beogradi të vazhdohet dialogu

BE-ja kërkon nga Prishtina e Beogradi të vazhdohet dialogu

09:40, 22/10/2020

Disa nga vendet europiane, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përkushtohen drejt qëllimit të tyre të deklaruar për t’u anëtarësuar në BE.

Në një komunikatë, këto vende kanë lavdëruar edhe punën e Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajçak, dhe kanë inkurajuar që të ketë proces në këtë drejtim.

“Ne, shtetet anëtare të BE-së së Këshillit të Sigurisë, Estonia, Belgjika, Franca, Gjermania, të mbledhura nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia fuqishëm përkrahin përpjekjet e Përfaqësuesit Special Miroslav Lajçk. Ne mirëpresim vendimin për rifillimin e dialogut të 10 korrikut që efektivisht rifilloi më 12 korrik dhe jemi të inkurajuar nga një punë substanciale që është bërë që nga atëherë nën kujdestarinë e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Lajçak. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës i lehtësuar nga BE-ja është i vetmi opsion i zbatueshëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ne mirëpresim që të dyja qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës kanë konfirmuar angazhimin e tyre strategjik për të ardhmen e tyre europiane. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kushti kryesor për të ndërmarrë hapat e tyre drejt rrugës europiane”.

“Ne bëjmë thirrje në politikanët kosovarë në Kosovë dhe Serbi për të punuar bashkë dhe për të ndërtuar konsensus të përbashkët në qëllimin e përbashkët”.

Sipas komunikatës, kjo do të kërkojë përpjekje të vendosura për reforma nga të dyja vendet për të forcuar shtetin e së drejtës, në veçanti luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të nxitur zhvillimin socio-ekonomik.

“Së këndejmi theksojmë rëndësinë e bashkëpunimit të fortë me EULEX-in. Ne gjithashtu theksojmë se respektimi dhe bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara është një detyrim ndërkombëtar për Kosovën”.

Përfaqësuesit evropianë u bënë thirrje të dyja palëve që të ndërtojnë më tej mirëbesimin dhe të përmbahen nga retorika negative dhe veprimet provokuese që ngrenë tensione dhe rrezikojnë të shkaktojnë pengesa në bisedime.

“Ne presim që të dyja palët të punojnë në mënyrë konstruktive me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak drejt arritjes së një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme e gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, një marrëveshje që gjithashtu kontribuon në qëndrueshmërinë rajonale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco