Tronditet Hoti me mëngjes, merr lajmin e hidhur

Tronditet Hoti me mëngjes, merr lajmin e hidhur

09:29, 22/10/2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, poetit e kritikut letrat, Ramadan Musliu.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e gazetarit Musliu.

“Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu. Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si këshilltar i ministrit të Kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco