Arsyetimi i kotë i Ramiz Lladrovcit: Labinot Grudën e kam marrë si ekspert, me sugjerim të një tezaku

Arsyetimi i kotë i Ramiz Lladrovcit: Labinot Grudën e kam marrë si ekspert, me sugjerim të një tezaku

09:15, 22/10/2020

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar sërish për ish-drejtorin e tij Labinot Gruda, i arrestuar rreth avullimit të 2 milionë eurove nga Ministria e Financave vjen nga kjo komunë.

Lladrovci ka thënë se Labinot Grudën e ka ofruar si ekspert pasi fitoi zgjedhjet lokale, por mohoi që ka qenë pjesë e PDK-së.

“Është shumë e vërtetë që Labinoti ka qenë drejtor në komunën time. Në qeverisjen time do të ofroj njerëz ekspert të lamive të ndryshme. Pas zgjedhjeve lokale e kam afru z. Labinot, i cili me sugjerim, apo sugjerim të ndonjë tezaku e kam afruar si ekspert. Nëtë muaj kemi punuar bashkë, asnjë vërejtje nuk ka pas. Ka ardh si ekspert nga Ministria e Financave e jo si aktivit, nuk ka qenë aktivist i PDK-së”, ka thënë Lladrovci për Kanal10.

Ai ka thënë se fotoja e publikuar me Grudën ka qenë nëpër lokalitet me debate me qytetarë dhe se nuk ka foto tjetër me të.

Lladrovci tha se organet e hetuesisë duhet ta hetojnë këtë rast.

“Edhe nëse e ka bërë, une besoj në organet e hetuesisë, edhe nëse e ka bërë, nuk e ka bërë vet, në thesar duhet të ketë disa shkallë për tu bërë një pagesë, ai mund ta ketë bërë me më shumë njerëz. Ata njerëz që e kanë bërë këtë veprim nuk kanë ngjyra politike, por të krimit”, ka thënë ai.

Lladrovci ka insistuar se Gruda nuk ka qenë pjesë e PDK-së.

“Ju garantoj që nuk ka qenë anëtar as pjesëtar i asnjë strukture te Drenasit. Labinoti nuk ka qenë dhe nuk është anëtar i PDK-së”, ka thënë Lladrovci.

Labinot Gruda dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco