Nga Kosova kërkoi ndryshimin e ndryshimin e Kushtetutës , por nga Serbia nuk kishte asnjë kërkesë të vetme

Nga Kosova kërkoi ndryshimin e ndryshimin e Kushtetutës , por nga Serbia nuk kishte asnjë kërkesë të vetme

08:21, 17/10/2020

Emërimi i tij në postin e Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi shkaktoi shumë pakënaqësi për arsye se ai vjen nga Sllovakia, vend që nuk e ka njohur Kosovën dhe menjëherë u dha alarmi për mundësinë e njëanësisë në dialog nga ana e tij.

 

Mirëpo, Bashkimi Evropian disa herë e ka potencuar faktin se Lajçak në dialog përfaqëson interesat e unionit dhe jo interesat e Sllovakisë, vendit të cilit i shërbeu edhe si ministër i Jashtëm.

Por, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe përkatësisht në Serbi, Lajçak si duket e ka vënë në pah njëanësinë e tij në dialog. Ai ka kërkuar nga Kosova “të japë diçka” për të marrë njohjen nga Serbia, e madje ka shkuar aq larg sa ka kërkuar edhe ndryshim të Kushtetutës.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Lajçak në ditën e fundit të vizitës ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth takimeve të tij me liderët politikë, rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe rreth marrëveshjes finale midis dy vendeve.

“Ne po negociojmë për normalizim të raporteve. Mandati im është për normalizim dhe nuk mund ta përkufizojë këtë. Ana e Prishtinës dhe Beogradit e kanë bërë të  qartë se si e nënkuptojnë normalizimin. Mua më duhet të lehtësojë marrëveshjen, mirëpo u takon palëve. Nëse nuk ka marrëveshje s’do të ketë as normalizim. Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin, sepse Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen. Kur disa politikanë thonë se rasti është mbyllur, i bije që ata nuk duan të rihapin tekstin, dhe nuk e kërkojmë këtë, ne kërkojmë vetëm implementimin”, tha Lajçak.

Në këtë kontekst, ai tha se palët për të marrë diçka, duhet të japin diçka tjetër, dhe se sipas tij asnjë nga akterët me të cilët ai është takuar në ditët e fundit nuk ka pasur problem për këtë çështje.

“Nuk kam takuar asnjë partner që ka ndonjë problem për këtë çështje. Kompromisi është parim shumë i mirë në negocim, nëse dua të marr diçka duhet të japësh diçka. Të dyja palët duhet të jenë të gatshme të japin diçka në mënyrë që të marrin atë që dëshirojnë”, tha ai.

E përveç kësaj, edhe më larg në pretendimet e tij Lajçak ka shkuar gjatë vizitës së tij në Beograd. Ai gjatë ditës së sotme, pas takimeve që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Asociacioni mund ta ndryshojë Kushtetutën e Kosovës, pasi sipas tij “ajo nuk është ‘Bibël”.

“Është thënë qartë se ajo që është premtuar duhet të realizohet, përfshirë Asociacionin. Është e logjikshme që të ndryshojë Kushtetuta. Nuk ka thënë askush se nuk guxon të ndodh. Kushtetuta nuk është Bibël”, tha Lajçak.

“Ajo nuk është Bibël”, Lajçak kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për Asociacionin

 

 

E këtë deklaratë të Lajçak janë munduar ‘ta zbusin’ nga Bashkimi Evropian. Në një deklaratë për klankosova.tv, nga Bashkimi Evropian janë shprehur se Lajçak ka menduar të thotë se marrëveshjet ndërkombëtare parashohin edhe rregullime ligjore të nevojshme.

 

“Jo, ai s’ka thënë. Zotëri Lajçak ka shpjeguar çfarë mund të ndodhë nëse negociohet një marrëveshje ndërkombëtare. Kur ju arrini një marrëveshje ndërkombëtare, rregullimet e nevojshme ligjore duhet të merren parasysh nga qeveria, përfshirë edhe në nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojnë atë në rendin e tyre të brendshëm ligjor dhe kushtetues”, thuhet në atë përgjigje.

Në anën tjetër, Lajçak nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me Kushtetutën e Serbisë, në të cilën shkruhet se Kosova është ende pjesë e Serbisë dhe se pavarësia e Kosovës konsiderohet e njëanshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco