Fshesa e Hotit/Shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK-së

Fshesa e Hotit/Shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK-së

19:07, 16/10/2020

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës dhe i ATK-së.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka shkarkuar edhe drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së doganës, Ibrahin Xhaka, shkruan Express.

Ky është shkarkimi i tretë brenda ditës.

Ilir Murtezaj ishte emëruar drejtor i ATK’së në shkurt të vitit 2019 nga ministri i atëhershëm i Financave Bedri Hamza.

Kurse Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar edhe për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco