Asociacioni i Komunave dhe ekipi i KE-së, partnerë në projektin e ri

Asociacioni i Komunave dhe ekipi i KE-së, partnerë në projektin e ri

11:03, 16/10/2020

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës me seli në Strasbourg / Francë, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, do të vlerësojë aplikimin e parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në nivelin lokal në Kosovë.

Vlerësimi do të bëhet në kuadër të programit të Këshillit të Evropës (KE) "Promovimi i Demokracisë Lokale" i cili do të zbatohet nga ekipi i KE-së në Kosovë dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës si partner kryesor.

Projekti do të sigurojë një udhërrëfyes për komunat dhe institucionet e tjera përkatëse në fushën e vetëqeverisjes lokale me qëllim të fuqizimit dhe përmirësimit të mëtejmë të demokracisë lokale në Kosovë.

Bazuar në vlerësimin e gjendjes lidhur me aplikimin e parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës do të mbledhë së bashku të gjithë aktorët dhe do të lehtësojë diskutimet mbi mënyrat për të përmirësuar decentralizimin dhe vetëqeverisjen lokale në Kosovë.

Për më tepër, programi synon të forcojë kapacitetet e autoriteteve lokale dhe përfaqësuesve të zgjedhur si nxitës të ndryshimit, derisa ka për synim të adresojë elementet kryesore të qeverisjes së mirë lokale.

Aktivitetet do të bazohen në shkëmbimin e përvojave (peer-to-peer) dhe praktikave më të mira, duke përfshirë anëtarët e Kongresit dhe ekspertë ndërkombëtarë e vendorë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës gëzon statusin e Vëzhguesit në Dhomën e Autoriteteve Lokale të Kongresit në Këshillin e Evropës në Strasbourg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco