Lajçak rrëfen se çka foli gjatë takimeve në Kosovë

Lajçak rrëfen se çka foli gjatë takimeve në Kosovë

11:26, 14/10/2020

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ditën e dytë të vizitës në Prishtinë e ka nisur me një takim me organizatat ndërkombëtare.

Lajçak ka thënë se i ka informuar ato për dialogun dhe ka dëgjuar pikëpamjet e tyre.

“Filloi dita 2 me një mëngjes me organizatat ndërkombëtare në Kosovë. Unë i informova ata se ku qëndrojmë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe dëgjova pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre”, shroi Lajçak në Twitter.

Lajçak është takuar dje me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentren Vjosa Osmani. Sot, ai gjithashtu është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi si dhe do të takohet me të gjitha partitë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco