Frikë nga bosnjëzimi i Kosovës, Lajçaku merr mesazhet nga Vjosa Osmani për Asociacionin

Frikë nga bosnjëzimi i Kosovës, Lajçaku merr mesazhet nga Vjosa Osmani për Asociacionin

09:03, 14/10/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani u takua me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Osmani: Nuk duhet lejuar bosnjizimi i Kosovës, të zbatohet vendimi i Kushtetueses lidhur me Asociacionin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar gjatë ditë së djeshme me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje, e cila nuk është e pranueshme për Kuvendin, do të mbetet e paratifikuar dhe rrjedhimisht e pazbatueshme – njofton Syri.net Kosova.

Ajo theksoi nevojën për konsensus të brendshëm të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Në këtë kontekst, kryetarja Osmani ka thënë se sistemi kushtetues i Kosovës dhe unitariteti i vendit janë të pacenueshëm dhe nuk duhet të jenë pjesë e negociatave.

Osmani i ka thënë të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për Asociacionin duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe se nuk duhet lejuar bosnjizimi i Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga Lajçak që BE-ja t`i bëjë presion Serbisë për t`iu zbatuar marrëveshjet e deritashme me Kosovën, sikurse edhe t`i ketë parasysh deklarimet me gjuhën e urrejtjes të një pjese të zyrtarëve shtetërorë të Serbisë. Ajo, në veçanti ka kërkuar që BE-ja të dënojë ashpër dhe qartë deklarimet lidhur me fshehjen e varrezave masive në Serbi dhe gjithashtu të kërkojë veprime konkrete nga pala serbe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco