Omani mbështet proceset ndërkombëtare të Kosovës

Omani mbështet proceset ndërkombëtare të Kosovës

15:09, 28/09/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme,  Meliza Haradinaj-Stublla, në vazhdën e sesionit të 75-të të UNGA.

Ajo tregoi se mbajtën sot një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Omanit Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood AlBusaidi.

"Me AlBusaidi diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Omanit, vend me të cilin gëzojmë mbështetje konstruktive për proceset ndërkombëtare të Kosovës", tha Haradinaj.

Ministrja e Jashtme tha se u dakorduan me AlBusaidi se dialogu dypalësh është i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve midis shteteve, në përfaqësimin e interesave të popujve tanë, duke shënuar se Marrëveshja e normalizimit ekonomik është një hap përpara për garantimin e paqes dhe stabilitetit për rajonin tonë e shtetet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco