'The Times': Zbulohen emrat e dëshmitarëve në rastin e krimeve të luftës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

'The Times': Zbulohen emrat e dëshmitarëve në rastin e krimeve të luftës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

13:47, 26/09/2020

‘The Times’ shkruan për dosjet: U zbuluan emrat e dëshmitarëve në rastin e Presidentit Thaçi

‘The Times’ në Britani të Madhe ka bërë një shkrim rreth dosjeve që u dërguan në OVL të UÇK-së, tash e sa ditë, nga një person i maskuar.

Pikërisht me pamjen e personit në fjalë, nisi shkrimi i kësaj të përditshme britaneze, shkruan Syri Kosova.

“Një person me syze të errëta dhe me maskë kundër Covid-19 ka shkuar në zyret e Organizatës së UÇK-së dhe ka lënë dosje dy herë këtë muaj. Madje, ai tha se do të kthehet sërish, me me shumë dosje të tilla” ishin fjalët e shkruar në ‘The Times’.

Sipas kësaj gazete, personi në fjalë ka dhënë një goditje të madhe në besueshmërinë e Gjykatës Speciale dhe shansave të saj për një ndjekje penale të suksesshme kundër Presidentit Thaçi.

‘The Times’ vazhdoi duke thënë se këto dokumente që u dorëzuan në dosje, janë të zbuluara apo të vjedhura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco