Drejt një qeverie gjithëpërfshirëse, Isa Mustafa thotë se i kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në

Drejt një qeverie gjithëpërfshirëse, Isa Mustafa thotë se i kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në

12:31, 26/09/2020

Mustafa thotë se kanë hequr vijat e kuqe për PDK-n, ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK),  raporton Syri.net Kosova 

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje, derisa ka folur edhe për çështjen e postit të presidentit.

“Meqenëse nuk kemi biseduar nuk mund të them pranohet apo jo, por ajo etçka unë kam thënë publikisht, është se vijat e kuqe ne të cilat i kemi vënë përpara ato vija të kuqe tani duhet t’i heqim edhe në situatën e tanishme por edhe kur të vijmë në zgjedhjet e ardhshme për arsye se shumë vështirë po mund të bëjmë zgjidhje, duke izoluar ose duke dhënë ndalesa të bashkëpunimit në disa subjekte politike

 Tani situata e cila u krijua para një kohe me paralajmërimin e aktakuzave kundër presidentit të vendit dhe kryetarit të PDK-së, na sjellë në një situatë të rëndë ku ne duhet më shumë të mendojmë për interesa të vendit sesa për të lidhemi vetëm për interesa partiake”, ka thënë Mustafa për Kp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco