Hoti dhe Hyseni takohen me ambasadorët e QUINT-it, këto janë temat që u diskutuan...

Hoti dhe Hyseni takohen me ambasadorët e QUINT-it, këto janë temat që u diskutuan...

17:18, 25/09/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, bashkë me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, si dhe për luftën kundër COVID-19.

Kryeministri Hoti theksoi se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, raporton Syri.net Kosova 

 Po ashtu, i njoftoi edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e cila ndodhi më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, ku e cilësoi atë si një marrëveshje historike dhe me rezultate konkrete.

Më tej, kryeministri Hoti, u bëri të ditur se Ligji për rimëkëmbjen ekonomike mbetet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilin e konsideroi si kontributin më të madh që do t’i bëhej qytetarëve dhe bizneseve në vend.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka vlerësuar maksimalisht rolin e shteteve të QUINT-it dhe të BE-së, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe të shtetndërtim.

Postimi i plotë:

Posted by Avdullah Hoti on Friday, September 25, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco