'Lake Trump'/Vjen edhe reagimi i Grenellit në Twitter

'Lake Trump'/Vjen edhe reagimi i Grenellit në Twitter

20:38, 24/09/2020

I emëruari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me emërimin e Ujmanit si ‘Liqeni Trump.

Grenell në Twitter është shprehur se ky liqen ka qenë një pikë serioze pavarësisht një kompromisi të falsifikuar se SHBA do kryejë një studim fizibiliteti për krijimin e vende të punës.

“Si ta quajmë një liqen që është në dyja vendet, Kosovë dhe Serbi, kjo ka qenë një diskutim serioz pavarësisht një kompromisi të falsifikuar të SHBA-së për një studim fizibiliteti për krijim të vendeve të punës dhe më shumë energji në rajon. 

Pra dy palët janë pajtuar për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka shkruar Grenell.

Sot gjatë ditës serbët e Kosovës kanë vënë disa pankarta me mbishkrime falënderuse për presidentin amerikan Donald Trump, në urën mbi liqenin e Ujmanit në Bërnjak.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të së cilës, bashkë me amerikanët, parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco