Deklarohet Haradinaj: Ujmani nuk ka shpëtuar ende

Deklarohet Haradinaj: Ujmani nuk ka shpëtuar ende

21:18, 22/09/2020

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës, së cilës i takon edhe partia e tij, duhet të tregohet e kujdesshme me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Washington më 4 shtator.

“Sikur të kishim qenë të një gjuhe ne dhe LDK, teksti i marrëveshjes do të dukej shumë më ndryshe. Alarmin që e kam dhënë unë – kjo tregon se kush e ka marrë iniciativën që të dëgjohet dhe të takoheshim [me Isa Mustafën] dhe kush e ka përcjell dinamikën, kjo tregon se kush ka qenë i shqetësuar”.

“E kam parë edhe Isa Mustafën shumë të shqetësuar për aspekte të caktuara. Këtë punë e kemi bërë më shumë vështirësi që ta shpëtojmë veten si Kosovë pa gabime që mund të na kushtonin. Ujmani nuk është shpëtuar, ende jemi në situatë të ndejshme”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

“Qeveria Hoti duhet ta kuptoj se një studim fizibiliteti që prek Kushtetutën, Hoti dhe të gjithë ne mbahemi përgjegjës. Nëse duam t’i ikim fajësisë duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin”.

Haradinaj ka thënë se më 4 shtator ministrat e AAK-së i kanë pasur të gatshme dorëheqjet nga Qeveria nëse marrëveshja do të nënshkruhej sipas draftit të parë.

“Dorëheqjen nga Qeveria i kemi pasë të gatshme. Jo për të bërë drama atje siç ka pasë qejf ndonjë gazetar, jo për t’u treguar të vështirë për të shpëtuar më shumë nga ajo që ka sakrifikuar një popull. Serbia e ka heq pikën 10 që ka qenë njohja reciproke. Kosova çfarë hoqi nga dokumenti?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco