'Fuqizohet' Skënder Hyseni, ja të drejtat ekskluzive që i takojnë

'Fuqizohet' Skënder Hyseni, ja të drejtat ekskluzive që i takojnë

09:20, 22/09/2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni të paguhet sa një zëvendësministër.

“Paga është e barasvlershme me pagën e zëvendësministrit sipas praktikave me raste të ngjashme. Ndihmësit, asistentët profesionalë të përkohshëm të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë sipas vendimit të qeverisë të datës 2 korrik 2020, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es të kryeministrit”, ka thanë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Selmanaj shtoi se koordinatori mund të angazhojë ekspertë të përkohshëm për tema specifike të cilat paguhen sipas legjislacionit në fuqi përfshirë edhe kompensimet dhe shpenzimet e udhëtimit.

Pas kësaj partnerët e koalicionit, LDK-ja e AAK-ja, në mbledhje të Qeverisë kanë qenë të ndarë sa i përket koordinatorit nacional për dialogun.

Përfaqësuesit e Aleancës në ekzekutiv kanë votuar kundër propozimit që Skënder Hyseni të paguhet nga arka e shtetit sa një zëvendësministër

Por në lidhje me këtë kanë reaguar profile të ndryshme të skenës politike, duke thënë se rroga e Skënder Hysenit është e pa arsyeshme.

Sipas tyre, përplasjet e AAK-së me LDK-në, megjithatë më shumë po duken shantazh ndaj njëra-tjetrës, sa për të rritur pazarin e tyre

Bulliqi: Rritja e pagës së Skënder Hysenit, është e padrejtë dhe e pa arsyeshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë , se rritja e pagës së Skënder Hysenit, koordinatorit që është i emëruari i qeverisë për të udhëhequr negociatat me Serbinë është e padrejtë dhe e paarsyeshme.

Sipas tij, duke parë angazhimin e kësaj qeverie që prioritet e ka dialogun me Serbinë dhe një marrëveshje të shpejtë e cila do t'i sjell shumë dëme vendit ai e ka shfrytëzuar këtë situatë.

“Kjo qeveri e paligjshme e cila përditë po e dëshmon se vullneti i saj është vetëm për t'i plotësuar apetitet e veta e në dëm të buxhetit dhe interesave të qytetarëve duhet të largohet sa më parë. Përplasjet e AAK-së me LDK-në më shumë po duken shantazh ndaj njëra-tjetrës, sa për të rritur pazarin e tyre.

Aleanca po bënë këto veprime duke e ditur pakënaqësinë e qytetarëve lidhur me vendimet e paligjshme të qeverisë, që nesër të arsyetohet para qytetarëve se nuk i ka mbështetur këto veprime.

Lojërat e tyre duhet të marrin fund sa më parë dhe të hapet rruga për zgjedhje të reja që do të mundësonin një qeveri me legjitimitet të ri dhe të plotë”, ka thënë deputeti i VV-së Shpejtim Bulliqi.

 

Kurse analisti politik Shemsi Jashari ka thënë se një qeveri serioze dhe kompetente nuk do të shpikte pozita fiktive përderisa ka pozita legjitime që kryeministri mund ta emëronte dhe ti jepte legjitimitet pozicionit të Hyseni. 

Sipas tij, caktimi i pagës në nivel Zv/Ministri për Skënder Hysenin është jo i arsyeshëm dhe i padrejtë. 

“E them këtë jo për shkak të vlerës monetare por për arsye se pozita e tij nuk duhet të ekzistoj. Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Jashtme nuk i duhen struktura paralele për përfaqësim me jashtë. Përndryshe pse duhet të ekzistoj ministria e jashtme”, ka thënë analisti politik Shemsi Jashari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco