Po vjen njeriu më i afërt i Trumpit...ja si po organizohet pritja në qeveri

Po vjen njeriu më i afërt i Trumpit...ja si po organizohet pritja në qeveri

18:05, 21/09/2020

Qeveria e Kosovës është bërë gati për ta pritur ambasadorin Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Grenell vjen në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.

Ambasadori Grenell pritet ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për zbatimin e marrëveshjeve të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara dy javë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Punonjësit e qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco