Diplomatja suedeze uron Albin Kurtin për anëtarësimin në Aleancën Progresive

Diplomatja suedeze uron Albin Kurtin për anëtarësimin në Aleancën Progresive

15:02, 21/09/2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren suedeze, Karin Hernmarck Ahilny.

Ambasadorja uroi VV-në për anëtarësimin e lëvizjes në Aleancën Progresive, duke i dëshiruar angazhim të  suksesshëm përbrenda kësaj aleance, raporoton Syri.net Kosova 

Ndërsa Kurti tha se ky anëtarësim është tejet i rëndësishëm për faktin që shumë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën kanë votuar për anëtarësimin e tyre.

“Kjo tregon se ka hapësirë bashkëpunimi politik e ekonomik, dhe përmes lobimit të suksesshëm mund të ketë përmirësime të qëndrimeve të atyre shteteve që ende nuk e kanë njohur vendin tonë”, shkruan LVV në Facebook.

Kurti tutje njoftoi ambasadoren Ahliny edhe për platformën e Qeverisjes Alternative të Lëvizjes, por edhe për procesin e brendshëm zgjedhor e demokratik.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco