Kurti pret njohje të reja pas anëtarësimit të VV-së në Aleancën Progresive

Kurti pret njohje të reja pas anëtarësimit të VV-së në Aleancën Progresive

14:31, 21/09/2020

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren suedeze,  Karin Hernmarck Ahliny.

Kurti pranoi urimet e Ambasadorës  Ahliny për anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Aleancën Progresive, duke i dëshiruar angazhim të suksesshëm përbrenda kësaj aleance.

Kurti e falënderoi për urimin. Ai tha se ky anëtarësim i VETËVENDOSJE!-s është tejet i rëndësishëm edhe për faktin që shumë shtete që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës kanë votuar për anëtarësimin tonë – u shpreh ai.

Në këtë takim Kurti e njoftoi ambasadoren Ahliny edhe me platformën e Qeverisjes Alternative të Lëvizjes që parasheh rrugëdalje nga problemet e shumëfishta me të cilat ballafaqohet vendi, duke u koncentruar rreth zhvillimit ekonomik që krijon vende të reja pune e drejtësisë si sociale ashtu edhe asaj gjyqësore në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco