Haradinaj-Stublla bisedë telefonike me sekretarin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Haradinaj-Stublla bisedë telefonike me sekretarin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

13:59, 21/09/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

Haradinaj-Stublla kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm Al-Othaimeen ndihmë për ta avancuar bashkëpunimin edhe me shtetet tjera anëtare të OBI-së, me fokus të veçantë me shtetet jo-njohëse të Kosovës që janë pjesë e kësaj organizate.

“E falënderova z.Al Othaimeen për angazhimin e vazhdueshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në përkrahje të Republikës së Kosovës, ku përgjatë viteve kjo organizatë ka adresuar përmes rezolutave çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga vendet anëtare”, tha Ministrja Haradinaj- Stublla.

“Njëherësh kërkova thellim të bashkëpunimit me këtë organizatë islamike, si organizatë e rëndësishme politike në përgjithësi, në fusha të interesit të përbashkët politik dhe ekonomik”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco