Ish-ambasadori i Kosovës në Ankara: Turqia të tregohet mirëkuptuese për ambasadën në Jerusalem

Ish-ambasadori i Kosovës në Ankara: Turqia të tregohet mirëkuptuese për ambasadën në Jerusalem

12:54, 21/09/2020

Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, diplomati Avni Spahiu, thotë se Kosova dhe Turqia do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të tejkaluar ngërçin e krijuar nga zotimi i Prishtinës për të vendosur ambasadën e saj në Jerusalem.

Duke komentuar vizitën e presidentit Hashim Thaçi në Stamboll, i cili u takua me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, Spahiu tha se Turqia, ndonëse është partnere strategjike, duhet të mirëkuptojë rëndësinë që kanë njohjet ndërkombëtare për Kosovën.

“Kosova ka agjendat e veta dhe në këtë aspekt duhet të kërkojë mirëkuptimi nga partnerët strategjikë siç është Turqia. Pavarësia dhe njohja ndërkombëtare janë të domosdoshme”, tha ish-ambasadori për “euronewsalbania”.

“Turqia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore në Kosovë por edhe në aspektin ekonomik. Brenda 10 vjetësh investimet turke në Kosovë kalojnë 450 milionë euro në total. Kjo ndihmë ka qenë substanciale në shumë fusha, por Turqia ka dhënë ndihmë dhe në aspektin politik dhe diplomatik”, shtoi Spahiu.

Thaçi, pas takimit me presidentin turk Erdogan, deklaroi se do të vazhdojnë forcimin e marrëdhënieve si partnerë strategjikë. Ndërsa presidenca turke nuk dha hollësi për arsyen e këtij takimi.


“Euronews Albania” ka pyetur në Presidencën e Kosovës për arsyen e kësaj vizite të papritur të presidentit Thaçi, por të dielën askush nuk dha përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco