Adem Salihaj: LDK përqafoi dhe qeverisi me ata që vranë kolonel Ahmet Krasniqin dhe veprimtarët e saj më të mirë

Adem Salihaj: LDK përqafoi dhe qeverisi me ata që vranë kolonel Ahmet Krasniqin dhe veprimtarët e saj më të mirë

12:00, 21/09/2020

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka përgëzuar kryetarin e  Vushtrrisë Xhafer Tahirin për aktin e ngritjes se përmendores së Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit.

Salihaj përmes një postimi në Facebook, shkruan se Tahiri bëri atë që kishte obligim ta bënte qeveria e Kosovës, por, që nuk e bëri asnjëherë deri me tash, sa do që disa herë u udhëhoq nga LDK-ja, madje, sipas tij as një varr nuk ia pat siguruar në tokën e Kosovës, për të cilën qe vrarë koloneli.

Tutje, Salihaj shton se LDK përqafoi dhe qeverisi me ata që vranë kolonel Ahmet Krasniqin dhe veprimtarët e saj më të mirë.

"Kjo tokë asnjëherë nuk do të ketë paqe e qetësi, deri sa nuk do të dënohen kriminelët, të cilët mbështollën në zi familjet e patriotëve e veprimtarëve më të mirë të Kosovës.Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit!Përgëzime të sinqerta kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahirit!" ka shkruar Salihaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco