Robelli: LDK bën 'komercializim viktimash'

Robelli: LDK bën 'komercializim viktimash'

11:49, 21/09/2020

Publcisti i njohur Enver Robelli, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se  nuk ka bërë pothuaj asgjë për të zbuluar vrasësit e askujt, e sidomos jo të figurave si Ahmet Krasniqi apo aktivistëve të LDK-së

Robelli përmes një shkrimi në Facebook, thotë se këto figura "vajtohen" ritualisht nga LDK vetëm për hesape elektorale dhe vetëviktimizuese

"Edhe sot LDK paskësh kërkuar që vrasësit e Ahmet Krasniqit të dalin para gjyqit. Edhe pak javë është përvjetori i vrasjes së Xhemail Mustafës. Edhe për të do të përsërisin fjalët e njëjta. Dhe do të vazhdojnë të heshtin, siç po heshin këto ditë, kur eksponentë të lartë të PDK-së thonë hapur në studio televizive se "krejt Peja" e di kush e ka vrarë Tahir Zemajn. Kjo çka bën LDK është "komercializim viktimash". Dhe është gati po aq neveritëse sa vrasja e njerëzve të pafajshëm" ka shkruar Robelli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco