Gjuriq ankohet se marrëveshja e Washingtonit po zbatohet me shpejtësi

Gjuriq ankohet se marrëveshja e Washingtonit po zbatohet me shpejtësi

11:09, 21/09/2020

Sipas vlerësimit të drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, vizita e zyrtarëve amerikanë në Beograd është tregues se marrëveshja ekonomike e arritur me Kosovën në Washington po zbatohet “me shpejtësi të vetëtimës”.

Gjuriq deklaroi se me vizitën e përfaqësuesve të Korporatës Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit Amerikan (DFC) në Beograd, po hapet dera për një kapitull të ri në marrëdhëniet amerikano-serbe, kryesisht në ekonomi.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë do ta mbrojnë stabilitetin e hapësirës në të cilën ata investojnë, nuk do të jetë e lehtë të përsërisim situata të dy ose tri dekadadave më parë në marrëdhëniet tona” tha Gjuriq për TV Pink.

Ai theksoi se marrëveshja ekonomike, e nënshkruar nga presidenti i Serbisë në Washington, i ka hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë pas 20 vjetësh dhe se u krijuan parakushtet që Serbia të kthehet në rrugët historike të miqësisë me Shtetet e Bashkuara, të cilat ekzistonin gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

“Është përgjegjësi e jona ndaj fëmijëve që kurrë të mos e kemi armik një vend kaq të madh si Shtetet e Bashkuara”, tha Gjuriq.

Siç tha ai, ardhja e përfaqësuesit të DFC është një sinjal i mirë dhe i rëndësishëm, sepse ata vijnë më pak se dy javë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington. Gjuriq kujton se korporata DFC do të hapë një zyrë rajonale në Serbi, e cila sipas tij do ta mbulojë rajonin.

Kjo, siç deklaroi ai, hap rrugë ??për ardhjen e investitorëve amerikanë në shtetin serb.

Gjuriq thotë se marrëveshja në Washington ka disa elementë të rëndësishëm, teksa thekson se hapja e zyrës së DFC në Beograd është heqja e njohjes së Kosovës nga agjenda, dhe një moratorium një vjeçar mbi anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Për Serbinë është shumë e rëndësishme, siç tha Gjuriq, që Kosova të mos jetë në gjendje të bëhet anëtare e UNESCO-s, sepse “historianët shqiptarë që përvetësojnë kishat dhe manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi po bëhen më të zhurmshëm”.

Gjuriq tha se hapja e zyrës së DFC në Prishtinë ishte një nga pikat në të cilat insistoi delegacioni i Kosovës në takimet në Washington, por sipas tij, kjo nuk do të ndodhte dhe se i gjithë rajoni do të “mbulohej” vetëm nga zyra e Beogradit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne jemi duke punuar me autoritetet në Prishtinë për zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Gjuriq, ndërsa shtoi se duhet të punohet me autoritetet në Prishtinë në zbatimin e çështjes së daljes së Serbisë në detin Adriatik

Gjuriq gjithashtu ka vlerësuar se veprimtaria e jashtme politike e Serbisë është më intensive dhe ofenduese dhe shoqërohet me faktin se në periudhën e mëparshme, u siguruan 18 tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe u parandalua anëtarësimi i saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur nëse ekonomia serbe nuk do të kishte marrë një trajektore serioze në rritje në vitet e mëparshme,” nënvizoi Gjuriq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco