Deputetët që kundërshtuan shfuqizimin e Autonomisë së Kosovës, shpërblehen nga qeveria

Deputetët që kundërshtuan shfuqizimin e Autonomisë së Kosovës, shpërblehen nga qeveria

11:02, 21/09/2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reqica, tha se po ndan sot me qytetarët një lajm shumë të mirë për 105 deputetët e legjislaturës së vitit 1990.

Ai tregoi se sot para kabinetit qeveritar, paraqita propozimin për miratimin e vendimit për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990. 

"Janë këta delegatë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datë 2 Korrik dhe 7 Shtator dhe kanë vazhduar mbajtjen e mbledhjeve deri më 24 Maj 1992", tha ministri Reqica.

Sipas tij nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit apo fëmija deri në moshën 18 vjec?are, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjec?are.

"Me këtë vendim të sotëm, Qeveria e Kosovës, përmbushi edhe një obligim ndaj atyre që në kohë të vështira patën guximin intelektual e kombëtar që të jenë krah me popullin duke shpallur Kosovën Republikë dhe duke nxjerrur Kushtetutën e Kaçanikut, akte këto të cilat paraprinë zhvillime të mëdha në vitet e mëpasme në vendin tonë", tha ministri  Reqica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco