Hoti do ta drejtoi Këshillin Ndërministror për Ujërat që u themelua sot

Hoti do ta drejtoi Këshillin Ndërministror për Ujërat që u themelua sot

10:20, 21/09/2020

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që të themelohet Këshilli Ndërministror për Ujërat.

Sipas zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, ky Këshill si trup koordinues dhe vendimmarrës do të shqyrtoj çështjet sistemore të ujërave, harmonizojë nevojat dhe interesat e ndryshme, si dhe do të propozojë masat e zhvillimit për shfrytëzimin dhe mbrojtjen e resurseve dhe sistemit ujor të Kosovës.

Përbërja e këtij Këshilli është: Kryeministri i Kosovës, kryesues; Ministri i Ekonomisë, i Bujqësisë, i Financave dhe i Shëndetësisë do të jenë anëtar.

“Këshilli Ndërministror për Ujërat jep mendime dhe rekomandime për: propozim për ligjet dhe aktet tjera nënligjore që kanë të bëjnë me çështjet e ujërave në përgjithësi, zbatimin e akteve nënligjore që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave, hartimin dhe aprovimin e strategjisë për ujërat, zhvillimin e politikave nga fusha e ujërave, zgjedhja e politikave financiare nga fusha e ujërave”, ka bërë të ditur Selmanaj.

Ndërsa anëtar të Këshillit pa të drejtë vote do të jenë përfaqësuesit e Ambasadës Zvicerane, koordinatori i Komunitetit të Donatorëve në sektorin e ujërave si dhe përfaqësues me rrotacion të donatorëve aktiv të sektorit të ujërave.

“Mjetet dhe shpenzimet e këtij Këshilli sigurohen nga Buxheti i Kosovës dhe nga përkrahja e donatorëve.Këshilli Ndërministror i Ujërave përgatit raporte vjetore të cilat i prezantohen Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës”, ka thënë në fund zëvendëskryeministri Selmanaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco