Kordinatori i dialogut/ Ja sa do të paguhet Skënder Hyseni...

Kordinatori i dialogut/ Ja sa do të paguhet Skënder Hyseni...

08:55, 21/09/2020

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për Zyrën e Koordinatorit Shtetëror për dialog me Serbinë.

Në mbledhjen e sotme ka vendosur që koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni të paguhet sa një zëvendësministër.

“Paga është e barasvlershme me pagën e zëvendësministrit sipas praktikave me raste të ngjashme. Ndihmësit, asistentët profesionalë të përkohshëm të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë sipas vendimit të qeverisë të datës 2 korrik 2020, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es të kryeministrit”, tha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Vendimi u miratua me 4 vota kundër.

Kujtojmë se paga bruto e një zëvendësministri është 1,150 euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco