Edhe Isa Mustafa i ka do fjalë për aksionin e Karaçevës

Edhe Isa Mustafa i ka do fjalë për aksionin e Karaçevës

17:36, 20/09/2020

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, po vlerëson se aksioni i policisë në Karaçevë ka goditur në kokë krimin e organizuar. 

Ai ka thënë se me këtë aksion janë zvogëluar kokat e krimit.

Në këtë formë, Mustafa e ka përshkruar aksionin e Policisë dhe Prokurorisë që goditën një rrjet të krimit në kufi me Serbinë ku luheshin lojëra të fatit në mënyrë ilegale.

“Vlerësoj se aksioni ka qene i domosdoshëm dhe i suksesshëm. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të përkrahet nga të gjithë. Dikush mund të krijojë figura të bishtit dhe kokës, por e vërteta është se lufta e çdo krimi është luftë e kokës ose një kokë më pak e krimit”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Reagimi i Mustafës vjen një ditë pasi ish-Kryeministri Albin Kurti tha se goditja e krimit në kufi me Serbinë nuk është goditje e krimit në kokë.

Këto komente të kryeopozitarit, Mustafa i ka quajtur “deklarata shterpe”

“Koha është të vlerësohen veprimet e jo deklaratat shterpe”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK-së ka përgëzuar institucionet e rendit për aksionin e së premtes në Karaçevë.

“Unë përgëzoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë për këtë aksion të suksesshëm dhe të vendosur”, ka theksuar Mustafa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco