Zyrtari i lartë i PDK-së akuzon rëndë Albin Kurtin për krimin në Karaçevë

Zyrtari i lartë i PDK-së akuzon rëndë Albin Kurtin për krimin në Karaçevë

19:31, 19/09/2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, thotë se Policia e Kosovës, me aksionin e ndërmarrë në zonën kufitare të Karaçevës, goditi krimin dhe dërgoi sinjal të qartë për të gjithë ata që kanë zgjedhur për veprimtari të tyre kazinotë - tashmë të ndaluara me ligj.

Mirëpo, sipas tij është shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike nga VV dhe LDK.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, shkruan se nga përplasjet në Kuvendin e Kosovës dhe nga studiot televizive, kuptuan se ish Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë masa kundër krimit të organizuar.

"Edhe pse u tha se gjithçka kishte qenë gati për këtë operacion, Kurti ishte bërë avokat i këtij aktiviteti - duke zgjedhur mosveprimin. Por, nuk zgjodhi heshtjen. Në një intervistë televizive, Kurti rrëfen me qetësi se kishte refuzuar dy herë planin e policisë për goditjen e krimit" ka shkruar Ismaili.

 

Sipas deputetit, me zbulimin e këtij informacioni, se po mendohej të goditej krimi në Karaçevë, Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e policëve dhe udhëheqësve të këtij operacioni.

"Pra, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të dyfishtë:1. Pengimin e marrjes së vendimit.2. Zbulimin e informacionit se një operacion i tillë është duke u përgatitur.Me të parën, Kurti tregoi se heziton t’i dalë përballë krimit. Me të dytën, ai i paralajmëroi dhe informoi paraprakisht dhe publikisht kazinotë për një operacion të tillë, duke u dhënë kështu mundësi për t’u kujdesur në mbulimin e krimit" shkruan Ismanili në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco