Deputeti i VV'së hedh dyshime për aksionin në Karaçevë: Kush i paralajmëroi policinë?

Deputeti i VV'së hedh dyshime për aksionin në Karaçevë: Kush i paralajmëroi policinë?

19:13, 19/09/2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka hedhur dyshime për aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, ani se e ka quajtur të mirëseardhur si veprim të forcave të rendit

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se se si ndodhi që në qendër ku zhvillohet bixhozi, prostitucioni, krimi i organizuar e shumë veprimtari tjera ilegale, ku ka dhjetra objekte të ndërtuara vetëm për keto veprimtari, të arrestohen vetëm 35 persona.

"Kush i paralajmëroi për aksionin e Policisë së Kosovës?!" ka shkruar Rrahmani në Facebook

Shkrimi i plotë:

Aksioni i Policisë së Kosovës për mbyllje dhe rrënim të kazinove është më se i mirëseardhur.

Si ndodhi që në qendër ku zhvillohet bixhozi, prostitucioni, krimi i organizuar e shumë veprimtari tjera ilegale, ku ka dhjetra objekte të ndërtuara vetëm për keto veprimtari, të arrestohen vetëm 35 persona. Madje 12 prej tyre ishin zyrtar policor.Në video, në media shihej se shumë prej tyre ishin të mbyllura e të zbrazura.

Kush i paralajmëroi për aksionin e Policisë së Kosovës?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco