'Godet' anëtari i PDK-së: VV e LDK janë parti kumargjinjësh

'Godet' anëtari i PDK-së: VV e LDK janë parti kumargjinjësh

16:38, 19/09/2020

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK janë të njejta, por vetëm zyret i kanë në lagje të ndryshme.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se të dy këto parti janë parti kumargjinjësh kur vjen fjala te zbatimi i ligjit.

Shkrimi i plotë

KUMARGJITË E VETËVENDOSJES DHE LDK-SË

Vetëvendosje dhe LDK janë të njejta, por vetëm zyret i kanë në lagje të ndryshme. Të dy këto parti janë parti kumargjinjësh kur vjen fjala te zbatimi i ligjit.

>> 1 – Qëllimisht gjithë ditën paska folur për tema të mëdhaja “Amelika, Amelika”, vetëm e vetëm që askush të mos shihte një krim që po ndodhte larg Prishtinës.

Ish kryeministri mashtrues që nuk ka lënë njeri pa e njollosur pa asnjë fakt paska kërkuar fakte për të ndërmarrë një aksion policor në një fshat të Kosovës i mbushur me kazino dhe lojëra fati të ndaluara me ligj nga Kuvendi.

Fshati Karaqevë është në Republikën e Kosovës, por ka qëlluar edhe në kufi me Serbinë. Refuzimi i ish - kryeministrit Albin K. për të mbështetur ministrin e brendshëm për aksionin policor nuk vjen vetëm nga frika e tij e përhershme për të shmangur problemet eventuale me Serbinë, e cila në këtë fshat ka futur shpesh xhandarmërinë në mënyrë ilegale. Por, Prokuroria e Shtetit të Kosovës duhet të hetojë ish kryeministrin Albin K. pse ka refuzuar për të mbështetur një aksion policor për zbatim të ligjit?

>> 2 – Edhe ministri i brendshëm, Agim Veliu, duhet të jap përgjegjësi pse u vonua kaq shumë për të ndërmarrë këtë aksion policor.

Meqenëse ky aksion nuk është lejuar nga shefi i tij i atëhershëm, Albin K. atëherë pse për të njejtin aksion priti të kalonin kaq muaj gjatë udhëheqjes së shefit të tij të ri, Avdullah Hoti? Qershor, korrik, gusht, shtator – janë katër muaj heshtje e Qeverisë së LDK-së.

>> Debati i kaluar në Kuvend tregon sa hipokrite janë LDK dhe Vetëvendosje. Sa të paturpshme kanë qenë para disa muajve kur prezantoheshin si shpresë për Kosovën e paskan qenë vetëm parti të kumarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco