Loshi i drejtohet Kurtit: Lëre mllefin anash, nëse sot u godit bishti, nesër godite kokën...

Loshi i drejtohet Kurtit: Lëre mllefin anash, nëse sot u godit bishti, nesër godite kokën...

15:17, 19/09/2020

Analisti Liri Loshi përmes një shkrimi në Facebook, i ka bërë thirrje kreut të Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti, që ta lërë mllefin anash, pasi policia e Kosovës nuk është vetëm e tij e as vetëm e Agim Veliut, por është e Kosovës.

 

"S’ka rëndësi a është goditur bishti a është goditur një këmbë e krimit. Më rëndësi është se është qëlluar krimi. Nëse sot qenka goditur bishti, kur të gjendesh në pushtet nëser, ti godite kokën" ka shkruar Loshi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

I dashur Albin Kurti, aksioni policor në Karaçevë duhet përshëndetur me entuziazëm, respekt dhe falenderim. Sepse, policia e Kosovës nuk është vetëm e jotja as vetëm e Agim Veliut, por është e jona, e Kosovës.

S’ka rëndësi a është goditur bishti a është goditur një këmbë e krimit. Më rëndësi është se është qëlluar krimi. Nëse sot qenka goditur bishti, kur të gjendesh në pushtet nëser, ti godite kokën.

Sot flasim për policinë, për aksionin e saj të suskseshëm, nuk flasim për hallkat tjera që do ta luftojnë krimin, sespe ky është një shembull i shkelqyeshëm dhe motivues për të gjitha instancat tjera. Sot flasim për aksionin real të policisë sonë dhe jo për një aksion gangsterësh. Sot flasim për një aksion që na bën krenar të gjithëve.

Bëhu i sinqertë, harro se je politikan, harro se të hoqen padrejtësisht nga posti i kryeministrit, harro se je opozitar, hedhe mllefin anash dhe ngritu mbi çdo epsh të urrejtjes, revanshit dhe hakmarrjes. Ngritu dhe si qytetar i Kosovës, por edhe si një lider i respektuar politik, shprehe atë që unë besoj fort se ti e ndjen e ajo është krenaria për trimërinë e burrave dhe grave (vajzave) të policisë së Kosovës.
Në mesin e tyre mund të ketë më shumë votues tu se sa të Abdullah Hotit e Isa Mustafës. Inkurajo këta burra e gra sot që goditën “bishtin” e krimit, nëse do që nesër, bashkë me ta, bashkë me ty dhe bashkë me ne, ta godasim kokën e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco