Haradinaj-Stublla takon eurodeputetin Mandl: Dialogu me Serbinë të mbyllet me njohje reciproke

Haradinaj-Stublla takon eurodeputetin Mandl: Dialogu me Serbinë të mbyllet me njohje reciproke

14:03, 18/09/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka nisur vizitën zyrtare në Vjenë të Austrisë me takimin me eurodeputetin, Lukas Mandl.

Shefja e diplomacisë i ka shprehur mirënjohje eurodeputetit Mandl për mbështetjen që i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës.

“Takova sot ne? Ambasadën e Republikës se? Kosovës ne? Vjene?, Eurodeputetin Lukas Mandl. Shpreha mirënjohjen me? te? thelle? për angazhimin e tij, qe? ka qëndruar pranë Kosovës ne? procese te? rëndësishme për vendin”, ka thënë Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja ka theksuar se me eurodeputetin austriak kanë biseduar edhe për përmbylljen e dialogut Kosovë Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Me z. Mandl bisedova për arritjet e Kosovës dhe synimet tona, veçanërisht për përmbylljen e dy temave te? rëndësishme për Kosovën, lëvizja e lire? e qytetarëve te? Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosove?-Serbi me njohje reciproke ne? kufijtë ekzistues”, është shprehur Ministrja Haradinaj.

Në këtë takim, shefja e diplomacisë ka theksuar gjithashtu nevojën e avancimit të raporteve Kosovë-Austri.

“Theksova nevojën e thellimit te? bashkëpunimit tone? ne? aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë e veçantë mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen ne? avancimin e raporteve Kosove?-Austri”, ka thënë ajo.

Ministrja Haradinaj Stublla po qëndron për vizitë zyrtare në Austri ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit austriak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco