Rreth 7 orë seanca për raportimin e Hotit rreth dialogut...fundi pa kuorum

Rreth 7 orë seanca për raportimin e Hotit rreth dialogut...fundi pa kuorum

23:22, 17/09/2020

Rreth 7 orë ka zgjatur raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvendin e Kosovës, për marrëveshjen e Washingtonit dhe dialogun në Bruksel.

Në fund të seancës nuk pati kuorum për të hedhur në votim rezolutën për dialogun.

Shefi i Grupit parlamentar i VV-së, njëherësh propozues i rezolutës, Rexhep Selimi tha se kanë marrë edhe disa propozime të cilat do të merren parasysh dhe nesër kur pritet edhe të vazhdojë seanca e Kuvendit, kjo rezolutë të hidhet për votim.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë për miratim në Kuvendin e Kosovës për dialogun.

Kjo rezolutë përmban 4 pika ku ndër të tjera thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mbështet kurrfarë bisedime që rikthejnë çështjen e Asociacionit si temë.

Tutje në rezolutën e VV-së thuhet se Republika e Kosovës nuk merr pjesë në asnjë nismë të njëjtë si mini-shengeni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco